Universiteti Global (UG) në Shqipëri, themeluar në 1993, është një zyrë ndërkombëtare e Global University SHBA që ofron edukim në distancë në gjuhën shqipe. Misioni ynë është që të sigurojmë materiale ungjillizimi, dishepullizimi, dhe trajnimi që aftësojnë shqiptarët për t’u formuar me anë të një njohjeje personale të Jezus Krishtit, për t’u rritur në besimin e tyre të ri, dhe për t’u pajisur si shërbyes dhe udhëheqes në kishën locale. Zyra fizike e UG gjendet në Kolegjin Teologjik Ungjillor, Çollak/Tiranë, Shqipëri.
Global University SHBA, themeluar në 1967, është një institucion arsimor plotësisht i akredituar, jofitimprurës, dhe i traditës Pentekostale. Ai tani vepron në 150 vende dhe ka mbi 500,000 studentë të regjistruar nga mbarë bota. Universiteti ofron një gamë të gjerë programesh trainimi biblik që nga niveli dishepullizues e deri në nivelin master. Për më shumë informacion në anglisht, ju lutem vizitoni faqen e tyre të internetit https://globaluniversity.edu.
Universiteti Global ofron një shumëllojshmëri programesh arsimore në distancë, me kosto të ulët, për t’ju ndihmuar të rriteni në besimin tuaj në Jezus Krishtin. Për çdo koment ose për të kërkuar informacione të mëtejshme, ju lutemi na kontaktoni. Mezi presim të dëgjojmë prej jush!
Pyetje? Plotësoni formularin për të kërkuar më shumë informacion.