Përshkrimet e kurseve

JETA E KRISHTERË

ADHURIMI I KRISHTERË

nga Judy Bartel Graner
Faqet e librit: 85

Ndërsa rriteni në jetën tuaj të krishterë, dëshira për ta adhuruar Zotin rritet – dhe kjo dëshirë duhet të përmbushet. Perëndia gjithashtu dëshiron të ketë shoqëri e bashkësi me fëmijët e tij. Ky kurs do t’i vijë në ndihmë atyre që kërkojnë të kenë kohë devotshmërie private, të vazhdueshme duke ilustruar si nevojën për adhurim, ashtu edhe përfitimin prej tij. Ai jep gjithashtu disa orientime thelbësore që do të jenë të dobishme për adhurimin në grup.

Mësimet në këtë kurs janë:

  1. Adhurimi ⎯ një xhevahir frymëror 
  2. Vetëm Perëndia është i denjë 
  3. Adhurimi në lutje 
  4. Adhurimi në shërbesë 
  5. Adhurimi në muzikë 
  6. Udhëzime për adhurimin 
  7. Praktikimi i adhurimit 
  8. Adhurimi: tani e përgjithmonë 

BIBLA JUAJ

nga Judy Bartel dhe L. Jeter Walker|
Faqet e librit: 83

“Fjala jote është një llambë për të më udhëhequr dhe një dritë për shtegun tim” – tha mbreti David shumë vite më parë. Pavarësisht se sa e vështirë është situata juaj, ose çfarë vendimi duhet të merrni, ju mund të keni të njëjtën siguri që pati mbreti David. Ky kurs do t’ju prezantojë me Biblën dhe do t’ju ndihmojë ta studioni atë me qëllim që të fitoni zbulesë për mënyrën se si Perëndia i shikon rrethanat tona dhe na ndihmon kur ne e kërkojmë Atë. 

Mësimet e marra në këtë kurs janë:

  1. Përfitimet e studimit të Biblës
  2. Libri që Perëndia na ka dhënë
  3. Kërkimi në Bibël
  4. Librat e Dhjatës së Vjetër
  5. Librat e Dhjatës së Re
  6. Si e dimë se Bibla është Fjala e Perëndisë

ÇFARË BËJNË KISHAT

nga Robert dhe Evelyn Bolton
Faqet e librit: 113

Cili është qëllimi i kishave dhe përse shkojnë njerëzit në kishë? Çfarë do të thotë të pagëzohesh? Përse duhet ta marrin darkën e Zotit besimtarët? A është biblike të përkushtohen foshnjat? Ky kurs do t’i përgjigjet shumë prej pyetjeve të bëra më shpesh rreth kishës. Përvojat e Marias, një të konvertuareje të re dhe te fejuarit të saj, Timoteut, ndiqen gjatë tërë librit për të ilustruar bazën biblike për atë që bëjnë kishat dhe përse ato i bëjnë.

Mësimet në këtë kurs përfshijnë:

  1. Kishat adhurojnë Perëndinë 
  2. Kishat i nënshtrohen Frymës së Shenjtë 
  3. Kishat predikojnë Fjalën 
  4. Kishat mësojnë të vërtetën 
  5. Kishat pagëzojnë besimtarët 
  6. Kishat kujtojnë vdekjen e Zotit 
  7. Kishat sigurojnë bashkësi 
  8. Kishat kremtojnë 
  9. Kishat rriten 
  10. Kishat u shërbejnë njerëzve 

ETIKA E BIBLËS

nga John dhe Sara Miles
Faqet e librit: 110

Shumë shpesh ne qëndrojmë në gjërat që ne e ndiejmë se janë të ndaluara për ne pasi jemi të krishterë. Por, faktori motivues pas jetesës së drejtë duhet të jetë ai që tha Jezusi: “Jini të shenjtë sepse unë jam i shenjtë.” Ky kurs qartëson mënyrat që qëndrojnë pas rregullave të cilat u bënë për t’i ndihmuar besimtarët që të kënaqen me shërbimin që i bëjnë Perëndisë dhe me të qenit të shenjtë ashtu siç është Ai i shenjtë.

Mësimet në këtë kurs janë:

  1. Perëndia ju bëri ai kush jeni 
  2. Perëndia është modeli për jetën tonë 
  3. Çfarë dëshiron Perëndia që të jeni e të bëni 
  4. Perëndia ju jep rregulla për jetën 
  5. Perëndia ju jep standarde për jetesën 
  6. Perëndia dëshiron që të kujdeseni për veten tuaj 
  7. Perëndia dëshiron që të kujdeseni për kishën 
  8. Perëndia ju dërgoi për t’u kujdesur për botën

I KRISHTERI NË KOMUNITET

nga Donald Stuckless
Faqet e librit: 110

Në qoftë se ju e keni pranuar Jezus Krishtin si Shpëtimtarin tuaj personal, ju keni përjetuar tashmë ndryshime të thella në jetën tuaj. Sigurisht një prej këtyre ndryshimeve ishte një ndryshim i qëndrimit tuaj ndaj të tjerëve. Ne të gjithë jemi pjesë e së njëjtës bashkësi dhe ky kurs na mëson se kjo bashkësi është shumë më tepër se vendi ku ne jetojmë. Është një frymë, ose qëndrim, që ne kemi ndaj të tjerëve dhe Perëndia dëshiron që ne ta kuptojmë rëndësinë e shfaqjes së qëndrimit të duhur ndaj të tjerëve.

Mësimet në këtë kurs përfshijnë:

  1. Ideja e komunitetit 
  2. Komuniteti i të krishterit 
  3. Rritja në komunitet 
  4. Të qëndruarit në komunitet 
  5. Të ndërtuarit në komunitet 
  6. Të mësuarit nga Jezusi 
  7. Të ndriçuarit në komunitetin tuaj 
  8. Të përkiturit në komunitetin e kishës 
  9. Të kontribuarit në komunitetin tuaj 
  10. Të vazhduarit në komunitet 

JETA JUAJ E RE

nga L. Jeter Walker
Faqet e librit: 124

Në çastin kur e pranuat Jezus Krishtin si Shpëtimtarin tuaj, ju filluat një jetë të re. Ai është dhënësi i jetës – i jetës së mrekullueshme, të pasur e të gëzuar që nuk mbaron kurrë. Ky kurs ndihmon në shpjegimin e asaj se çfarë është jeta e re. 

Mësimet në këtë kurs janë:

  1. Ju keni filluar një jetë të re
  2. Ju po mësoni të ecni
  3. Ati juaj po ju flet
  4. A dëshironi të rriteni?
  5. Jetë e re – Veprimtari të reja
  6. Standardet tuaja të reja
  7. Ju keni një ndihmues
  8. Jeta juaj është një dritë
  9. Si të keni një shtëpi të lumtur
  10. Liria juaj e re

KISHA

nga Donald D. Smeeton
Faqet e librit: 85

Ky kurs jo vetëm përshkruan kishën — nga erdhi ajo, si filloi ajo, çfarë do t’i ndodhë asaj në të ardhmen — por ai tregon gjithashtu se si çdo anëtar i trupit të Krishtit mund të jetë më i dobishëm ndërsa vë në praktikë atë që ai mëson. Ky kurs i jep besimtarit një të kuptuar më të mirë të vendit të tij në kishë dhe i tregon atij gjithashtu se si të merret me arritjen e potencialit të tij në plotësi, si një prej pjesëve të domosdoshme të trupit të Krishtit. 

Mësimet në këtë kurs përfshijnë:

  1. Plani i Perëndisë për kishën 
  2. Historia e kishës 
  3. Çfarë është kisha 
  4. Tё qenurit pjesё e kishёs sё Perёndisё
  5. Kisha si një trup 
  6. Çfarë bën kisha për vetveten 
  7. Ndikimi i kishёs nё botё 
  8. Çfarë bën kisha për Perëndinë 

KUR JU LUTENI

nga J. Robert Ashcroft
Faqet e librit: 89

Kur Perëndia na bëri, Ai vuri diçka në ne që ka etje për Të. Ne e kuptojmë se ne kemi nevojë për një fuqi më të madhe se e jona për të zgjidhur problemet tona, për ta na mbrojtur dhe për të plotësuar nevojat tona. Nëpërmjet lutjes, ne mësojmë të zgjatemi drejt Perëndisë për ndihmë dhe ky kurs na tregon se si t’i marrim përgjigjet tona dhe t’i kemi nevojat tona të plotësuara ndërkohë që lutemi dhe adhurojmë Perëndinë.

Mësimet në këtë kurs përfshijnë:

  1. Mendoni për Perëndinë kur luteni 
  2. Shkoni te Perëndia në mënyrën e duhur
  3. Dëgjoni Perëndinë kur luteni 
  4. Përdorni Fjalën e Perëndisë kur luteni 
  5. Mendoni për të tjerët kur luteni 
  6. Bashkohuni me të tjerët kur luteni 
  7. Lejoni Frymën t’ju ndihmojë kur luteni 

KUSH ËSHTË JEZUSI

nga Elton G. Hill
Faqet e librit: 132

Vendi më i mirë për të mësuar për identitetin e Jezusit është Bibla. Ky kurs jep një vështrim të gjallë mbi jetën e Jezusit duke filluar me lindjen e Tij dhe duke vazhduar me profecitë për ardhjen e Tij të dytë. Në fund të këtij kursi, ka një ftesë për lexuesin që të ketë një takim personal me Jezusin. 

Mësimet e këtij kursi përfshijnë:

  1. Zbulime rreth Jezusit
  2. Jezusi, Mesia i premtuar
  3. Jezusi, Biri i Perëndisë
  4. Jezusi, Biri i Njeriut
  5. Jezusi, Fjala
  6. Jezusi, Drita e botës
  7. Jezusi, Shëruesi dhe Pagëzuesi
  8. Jezusi, Shpëtimtari
  9. Jezusi, Ringjallja dhe Jeta
  10. Jezus Krishti, Zoti

MARTESA DHE SHTËPIA

nga Rex Jackson
Faqet e librit: 128

Shumë çifte të reja e bëjnë këtë kurs në përgatitje për martesë dhe gjejnë një numër rregullash të testuara nga koha për krijimin e një shtëpie të lumtur. Teksa ata studiojnë këtë kurs, pjesëtarët e familjes mësojnë të vlerësojnë më shumë njëri-tjetrin duke mësuar parimet bazë të marrëdhënieve të duhura në shtëpi. Martesa u vendos nga Perëndia dhe familja është blloku ndërtues i shoqërisë. Pa njësi të forta familjare, kisha nuk mund të jetë ajo që Perëndia synoi që të jetë. Ky kurs trajton të gjitha aspektet e martesës e të shtëpisë që e bëjnë familjen njësinë e fortë mbi të cilën qëndron kisha. 

Mësimet në këtë kurs janë:

  1. Ç’është martesa 
  2. Para martesës 
  3. Zgjedhja e partnerit
  4. Fejesa dhe dasma 
  5. Krijimi i një shtëpie 
  6. Detyrat e burrit 
  7. Detyrat e gruas 
  8. Detyrat e fëmijëve 
  9. Detyrat e prindërve

MIKU JUAJ NDIHMUES

nga L. Jeter Walker
Faqet e librit: 87

Çdo njeri ka nevojë për miq dhe çdo njeri i vlerëson ata miq të veçantë që janë gjithmonë aty kur ke më tepër nevojë për ta. Secili prej nesh ka një mik të veçantë në Frymën e Shenjtë dhe ky kurs na tregon rreth këtij miku shumë të veçantë. Shumë studentë kanë përjetuar pagëzimin në Frymën e Shenjtë pas studimit të këtij kursi.

Mësimet në këtë kurs janë:

  1. Ju keni një Mik – Frymën e Shenjtë
  2. Fryma e Shenjtë ju jep jetë
  3. Fryma e Shenjtë ju ndihmon të luteni
  4. Fryma e Shenjtë ju udhëheq
  5. Fryma e Shenjtë ju jep fuqi
  6. Fryma e Shenjtë ju mbush

NE BESOJMË

nga Ralph M. Riggs dhe Judy Bartel Graner
Faqet e librit: 116

Ky është një kurs që trajton doktrinat themelore të Biblës dhe prek çështjet për të cilat çdo i krishterë duhet të ketë njohuri, që nga natyra e Perëndisë dhe personi i Krishtit deri te karakteri i kishës dhe jeta e besimtarit. Ky udhëzues studimor diskuton të gjashtëmbëdhjetë të vërtetat më të mëdha në Shkrim dhe skicon rëndësinë e tyre për të krishterët sot. Të diturit se çfarë thotë Bibla për çështje të tilla si mëkati, shpëtimi, Fryma e Shenjtë dhe e ardhmja, është jetike për të krishterët e çdo niveli pjekurie.

Mësimet në këtë kurs përfshijnë:

  1. Bibla   
  2. Perëndia
  3. Njeriu dhe mëkati
  4. Jezus Krishti
  5. Shpëtimi
  6. Fryma e Shenjtë
  7. Kisha
  8. Bota e Frymës
  9. E ardhmja
  10. Ligji i Perëndisë
  11. Marrëdhënia jonë me Perëndinë dhe të tjerët
  12. Jeta e krishterë
  13. Jeta e mbushur me Frymë

PLANI I PERËNDISË – ZGJEDHJA JUAJ

nga J. Lowell Harrup
Faqet e librit: 121

Perëndia ka një plan për jetën tuaj, por Ai ua ka lënë juve të zgjidhni nëse do ta ndiqni ose jo planin e Tij. Ky kurs do t’ju ndihmojë të zbuloni më shumë rreth planit të Perëndisë për ju dhe mënyrat e shumta me të cilat Perëndia do t’ju ndihmojë në qoftë se ju do të zgjidhni ta ndiqni Atë. Njohuritë mbi planin e Perëndisë dhe bërja e zgjedhjeve do ta ndihmojnë këdo kur ai të përballet me grumbullin hutues të vendimeve që çdo person duhet të marrë çdo ditë.

Mësimet në këtë kurs janë:

  1. A ka me të vërtetë Perëndia një plan? 
  2. A do të më tregojë Perëndia çfarë të bëj më tej? 
  3. A pret Perëndia tepër prej nesh? 
  4. A po e humb unë planin e Perëndisë? 
  5. A mjafton të qenit i krishterë? 
  6. Si mund të më flasë Perëndia mua? 
  7. A e dinte Jezusi planin e Perëndisë? 
  8. Si e pres unë të ardhmen?

PUNËTORËT E KRISHTERË

nga Marian Brandt
Faqet e librit: 85

Ju mund të dini se si të përshtateni në projektin e Perëndisë si një pjesëtar i trupit të Krishtit dhe të mësoni se si Perëndia do t’ju pajisë për t’i shërbyer Atij në kishë. Ky kurs vë në dijeni se si Perëndia e organizoi kishën dhe e vuri secilin pjesëtar në trupin e Krishtit sipas planit të Tij. Ai jep gjithashtu sugjerime praktike për t’i ndjekur, në mënyrë që të gjeni dhe të zhvilloni dhuntitë që do të ndihmojnë cilindo individ për të ngritur kishën. Ai do të ndihmojë në të kuptuarit se si të punoni me udhëheqësit e kishës lokale dhe se si besimtarët e pajisur me dhunti mund t’u shërbejnë atyre që kanë nevojë për ndihmën e tyre.

Mësimet në këtë kurs janë:

  1. Familja e punëtorëve të Perëndisë 
  2. Punëtorët në kishën e parë 
  3. Plani i Perëndisë për punëtorët 
  4. Ti mund të jesh një punëtor 
  5. Të qenët një punëtor 
  6. Puna në grup 
  7. Të punuarit në dashuri 
  8. Të punuarit me udhëheqësit 
  9. Përfundimi me gëzim 

SHËRBESA E MËSIMDHËNIES

nga Marjorie Stewart
Faqet e librit: 107

Mësimdhënia është si hedhja e një guri të vogël në një pellg me ujë. Ndërsa ne japim mësim dhe studentët tanë nga ana e tyre mësojnë të tjerët, rezultatet janë si valëzat e ujit, të cilat shtrihen në botën përreth nesh. Ky kurs do të ndihmojë për të pasur një shërbesë mësimdhënëse që është edhe prodhimtare, ashtu edhe shpërblyese. Jezusi i porositi ndjekësit të Tij që “…të mësojnë të gjitha kombet…duke i mësuar ata t’u binden e të respektojnë të gjitha gjërat që unë kam urdhëruar…” Ky është mandati që duhet të kryhet nga kisha.

Mësimet në këtë kurs janë:

  1. Mësimdhënia është shërbesë 
  2. Rëndësia e mësimdhënies së krishterë 
  3. Mësimdhënia e krishterë është e veçantë 
  4. Çdo njeri ka nevojë për mësimdhënie 
  5. Çdo njeri mund të japë mësim 
  6. Prindi mësues 
  7. Nevoja për një mesazh 
  8. Nevoja për metoda 
  9. Metodat e Jezusit 

SI TA STUDIOJMË BIBLËN

nga Thomas Maphori
Faqet e librit: 96

Që në momentin që kemi zgjedhur të ndjekim planin e Perëndisë për jetën tonë, ne nuk jemi përgjegjës vetëm që të jetojmë dhe të kemi një karakter në përputhje me imazhin e Krishtit, por edhe të ndajmë dashurinë e Krishtit me të tjerët në mënyrë që edhe jeta e tyre të shndërrohet. Ne mund t’i përmbushim më së miri përgjegjësitë tona ndërsa i përgjigjemi Frymës të Shenjtë kur Ai na e zbulon mendjen e Perëndisë teksa studiojmë Biblën. Ky kurs jep shumë zbulesë të nevojshme për ata që janë të interesuar në organizimin e studimit të tyre të Biblës.

Mësimet në këtë kurs janë:

  1. Arsye për studimin e Biblës
  2. Informacion bazë për Biblën
  3. Bibla si literaturë
  4. Përgatitja për studimin e Biblës
  5. Studimi i një libri të veçantë
  6. Studimi tematik
  7. Studimi i personazhit
  8. Studimi devocional

UDHËZUES STUDIMOR: UNGJILLI I GJONIT

nga Rex Jackson
Faqet e librit: 118

Ky kurs ndjek modelin e Ungjillit të Gjonit dhe përqendrohet në personin e Jezusit. Ai merret me shumë prej detajeve intime të jetës së Jezusit, të mësimit të Tij dhe të shpalljeve të Tij që nuk gjenden në Ungjijtë e tjerë. Në këtë libër, autori e çon lexuesin në një studim kapitull pas kapitulli të Ungjillit të Gjonit dhe paraqet përshkrimin e gjallë të Krishtit që u dha nga dishepulli i dashur, i cili ishte shoqëruesi më i afërt njerëzor gjatë viteve të Tij të shërbesës.

Ky kurs ka 21 mësime dhe secili përmban një kapitull të librit të Gjonit.

UNGJILLIZIMI PERSONAL

nga Jean-Baptiste Sawadogo
Faqet e librit: 97

Jezusi ishte shembulli ynë në çuarjen e lajmit të mirë te njerëzit kudo dhe Ai dëshiron që ne ta ndajmë ungjillin kudo që shkojmë. Ky kurs do ta ndihmojë lexuesin të kuptojë natyrën e vërtetë të ungjillizimit. Njohja e parimeve të gjendura në këtë kurs do t’i aftësojë besimtarët ta ndajnë Krishtin me njerëzit përreth tyre në një mënyrë më bindëse, më të fuqishme dhe më pozitive.

Mësimet në këtë kurs përfshijnë:

  1. Ndiqni modelin 
  2. Jini të përgatitur 
  3. Përfshihuni 
  4. Ndani përvojën tuaj 
  5. Kuptoni detyrën 
  6. Kapërceni pengesat 
  7. Shqyrtoni metodën tuaj 
  8. Prisni shpërblime 

SHËRBESA E KRISHTERË

DHUNTITË FRYMËRORE

nga Robert L. Brandt
Faqet e librit: 178

“Tani lidhur me dhuntitë frymërore, vëllezër, nuk do të doja të ishit të paditur”- tha Pali (1 Korintasve 12:1). Dhuntitë frymërore janë shumë të rëndësishme për trupin e Krishtit dhe është ngazëllyese të mësojmë rreth këtyre dhuntive që Perëndia ua ka bërë të disponueshme fëmijëve të Tij. Në këtë kurs, autori mëson rreth këtyre dhuntive frymërore që janë në dispozicion të besimtarit për ta ndihmuar atë që të bëhet një bekim më i madh për kishën dhe më ndikues në përhapjen e ungjillit.

Mësimet në këtë kurs janë:

  1. Perëndia ka dhunti për ju 
  2. Perëndia dëshiron të dini për dhuntitë e Tij
  3. Apostuj dhe profetë
  4. Ungjilltarë, pastorë dhe mësues
  5. Dhuntitë e shërbimit, mësimdhënies dhe nxitjes 
  6. Dhuntitë e dhënies, drejtimit, mëshirës, dhe të ndihmuarit
  7. Fjala e urtësisë, fjala e njohurisë, besimi 
  8. Shërimi, veprat e mrekullishme, profecia 
  9. Dallimi i frymërave, gjuhët, interpretimi i gjuhëve

FILLIMI I KISHAVE TË REJA

nga Larry Pate
Faqet e librit: 209

Që nga koha që kisha filloi në Ditën e Pentakostit, ndjekësit e Krishtit kanë qenë duke mbjellë kisha në tërë botën. Në këtë kurs, tregohet vlera e pasjes së drejtimit të Frymës të Shenjtë në planifikimin e strategjisë për themelimin e kishave të reja. Bibla jep parimet dhe qëllimet që janë orientimet për mbjelljen e kishës në çdo kulturë dhe grup njerëzish.

Mësimet e përfshira në këtë kurs janë:

  1. Kishat në Dhjatën e Re 
  2. Kishat dhe misioni i tyre 
  3. Kisha që qeverisin vetveten 
  4. Kisha që fillojnë kisha të reja 
  5. Kisha që mbajnë vetveten 
  6. Kishat përgatisin udhëheqës 
  7. Këshillë praktike mbi kishëmbjelljen 
  8. Një plan për shumëfishim 

GURË THEMELI TË SË VËRTETËS

nga Floyd C. Woodworth, Jr. me David D. Duncan
Faqet e librit: 305

Siç ndoshta e keni zbuluar, mësimet në Bibël nuk paraqiten sipas temave. Për shembull, libri i Zanafillës nuk na jep një shpjegim të plotë të Trinisë, as nuk e bën këtë një libër tjetër i vetëm. Një mënyrë e rëndësishme për ta studiuar Biblën është që të gjejmë të gjitha mësimet që lidhen me një temë të caktuar. Në këtë kurs, ju do të ndiqni këtë lloj studimi sistematik për të parë atë që mësojnë Shkrimet rreth gjithësisë dhe sunduesit të tij; rreth njerëzimit dhe strukturës që Perëndia ka zgjedhur për zhvillimin e saj. Ju do të zbuloni gjithashtu atë që Bibla ka për të thënë rreth të ardhmes.

Mësimet në këtë kurs janë:

  1. Perëndia: natyra dhe karakteristikat natyrore të Tij 
  2. Perëndia: karakteristikat morale dhe veprat e Tij 
  3. Krishti: shprehja e dukshme e Perëndisë së padukshëm 
  4. Fryma e Shenjtë: një administrator i urtë 
  5. Engjëjt: ushtritë e errësirës dhe ushtritë e dritës 
  6. Njerëzimi: vartësit njerëzorë të Krijuesit 
  7. Mëkati dhe shpëtimi: problemi dhe zgjidhja 
  8. Shkrimet: zbulesa e shkruar e Perëndisë 
  9. Kisha: bashkësia e popullit të Perëndisë 
  10. E ardhmja: zbulesa, shpërblimi dhe prehja

I GJALLË NË KRISHTIN

nga David D. Duncan
Faqet e librit: 276

Shpëtimi është tema kritike e këtij kursi dhe përkufizimi zgjerohet për të përfshirë çdo gjë që u ble në Kalvar. Shpëtimi tregohet për të përfshirë jo vetëm faljen e mëkateve të së kaluarës dhe çlirimin nga fuqia e mëkatit në të tashmen, por edhe mbrojtjen kundër shkatërrimeve që mund të vijnë nga mëkati në të ardhmen. Të gjitha nevojat frymërore të njeriut plotësohen nëpërmjet shpengimit të siguruar nga Krishti në kryq.

Mësimet e përfshira në këtë kurs janë:

  1. Shpëtimi i përgatitur 
  2. Pendimi 
  3. Njeriu i zë besë Perëndisë: besimi 
  4. Njeriu kthehet te Perëndia: konvertimi 
  5. Vullneti i Perëndisë në shpëtim
  6. Rigjenerimi 
  7. Shfajësimi
  8. Një familje e re: birësimi 
  9. Shenjtërimi 
  10. Përlëvdimi 

I KRISHTERI I PËRGJEGJSHËM

nga Jose R. Silva Delgado
Faqet e librit: 227

Tema e këtij kursi është se si të bëhesh një administrues besnik në çdo aspekt të jetës. Në një shëmbëlltyrë, Jezusi i lavdëroi të dy administruesit e mirë që kishin administruar me urtësi dhe e dënoi atë që nuk bëri asgjë me =farë i ishte dhënë. Këto mësime demonstrojnë se si t’i administrojmë dhe t’i investojmë të gjitha të mirat që Perëndia na i ka besuar neve, në mënyrë që një ditë Ai të thotë: “Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik; … hyr në gëzimin e zotit tënd” (Mateu 25:23)

Mësimet e përfshira në këtë kurs janë:

  1. Perëndia – pronari i çdo gjëje 
  2. Njeriu – administrues për Perëndinë
  3. Administrimi i jetës sonë 
  4. Zhvillimi i personalitetit tonë 
  5. Kujdesi për trupin tonë 
  6. Shfrytëzimi i pasurive tona personale 
  7. Paratë dhe pronat tona 
  8. Shtëpia jonë 
  9. Kisha jonë 
  10. Komuniteti ynë 

JETESË E BEGATSHME

nga Antonio Gilberto da Silva
Faqet e librit: 237

Një karakter i pastër, ashtu si një lule e bukur në kopsht, nuk ndodh rastësisht. Karakteri i krishterë zhvillohet ndërsa Fryma e Shenjtë prodhon frytin e Tij te besimtari. Fryti i Frymës, i cili përshkruhet te Galatasve 5:22-23, është rezultat i pranisë brenda-banuese të Frymës të Shenjtë në jetën tonë. Ky kurs është një studim praktik nga Galatasve 5 dhe Shkrimeve që lidhen me të. Ai thekson zhvillimin e këtyre cilësive të dëshirueshme — dashuria, gëzimi, paqja, durimi, dashamirësia, mirësia, besnikëria, butësia dhe vetëkontrolli — dhe përfitimet e tyre në marrëdhëniet dhe shërbimin e të krishterit.

Mësimet e përfshira në këtë kurs janë:

  1. Karakteri i krishterë 
  2. Dashuria: Fryti i zgjedhur 
  3. Gëzimi: Fryti i hirit 
  4. Paqja: Fryti i mirëbesimit
  5. Durimi: Fryti i këmbënguljes 
  6. Dashamirësia dhe mirësia: Fryti i dyfishtë 
  7. Besnikëria: Fryti i besimit 
  8. Butësia: Fryti i nënshtrimit 
  9. Vetëkontrolli: Fryti i disiplinës 
  10. Frytdhënia

KËSHILLTAR, MËSUES DHE UDHËHEQËS

nga William Farrand
Faqet e librit 259

Aty nga fundi i shërbesës së Jezusit në tokë, Ai u tha dishepujve të Tij se po vinte koha kur Ai nuk do të ishte më me ta. Pastaj Ai tha: “Dhe unë do t’i kërkoj Atit, dhe Ai do t’ju japë juve një Këshilltar tjetër për të qenë me ju përgjithmonë – Frymën e së Vërtetës” (Gjoni 14:16). Jezusi po fliste për Frymën e Shenjtë- tema e kursit. Në këtë kurs ju do të njiheni me mënyrat me të cilat Miku juaj, Fryma e Shenjtë, dëshiron t’ju ndihmojë, në të njëjtën mënyrë që Jezusi i ndihmoi njerëzit kur Ai ishte këtu në tokë.

Mësimet e përfshira në këtë kurs janë:

  1. Një person i plotë 
  2. Një person hyjnor 
  3. Një person ndihmues 
  4. Fryma në krijim 
  5. Fryma që komunikon 
  6. Fryma që ripërtërin 
  7. Fryma që fuqizon 
  8. Adhurimi në Frymë
  9. Dhuntitë frymërore 
  10. Fryti i Frymës 

KISHA E KRISHTERË NË SHËRBESË

nga Jesse Miranda
Faqet e librit: 241

Ndoshta ju menduat se plani shpengues i Perëndisë mbaroi me vdekjen e Krishtit në kryq. Megjithatë, Jezusi ia transmetoi shërbesën e arritjes së botës me mesazhin e shpëtimit, kishës së Tij. Në këtë kurs, ju do të mësoni se Porosia e Madhe, dhënë nga Krishti, është autoriteti i Kishës për të vepruar për Perëndinë. Kisha megjithatë, nuk është lënë për ta vazhduar punën vetëm, sepse Krishti dërgoi Frymën e Tij të Shenjtë për të qenë Ndihmuesi ynë, dha Ai punon në ne dhe nëpërmjet nesh për të përmbushur planin shpengues të Perëndisë.

Mësimet në këtë kurs janë:

  1. Një problem universal 
  2. Një plan universal 
  3. Një kishë universale 
  4. Një histori të vepruari për Perëndinë 
  5. Shërbesa ndaj Perëndisë 
  6. Shërbesa ndaj njëri-tjetrit 
  7. Shërbesa ndaj botës 
  8. Personi në shërbesë 
  9. Akti i shërbesës 
  10. Rezultatet e shërbesës 

LUTJA DHE ADHURIMI

nga Morris Williams
Faqet e librit: 187

Adhurimi është lavdërimi i Perëndisë. Adhurimi është gjithashtu shërbim ndaj Perëndisë. Në këtë kurs, ju do të njiheni me një jetë të re të lutjes e të adhurimit. Një vështrim më nga afër i lutjes që Jezusi u mësoi dishepujve të Tij kur ata e pyetën Atë “si të lutemi”, na tregon se Jezusi po thoshte: “Ju nuk mund ta ndani lutjen dhe adhurimin nga të jetuarit”. Ju nuk mund të thoni për lutjen: “Tani unë kam mbaruar…tani do të kthehem te puna ime.” Lutja nuk mbaron kurrë dhe ajo është një pjesë e çdo gjëje që ne bëjmë. Në këtë kurs, lutja paraqitet si përgatitje për adhurim dhe adhurimi përkufizohet si të jetuarit vazhdimisht në një mënyrë që e kënaq Perëndinë dhe përmbush qëllimet e Tij.

Mësimet në këtë kurs janë:

  1. Kujt t’i lutemi?
  2. Një marrëdhënie familjare
  3. Një qytetari e mbretërisë
  4. Një mbret për t’u adhuruar
  5. Një mbretëri për t’u kërkuar
  6. Një plan për t’u ndjekur
  7. Nevoja për ruajtje të siguruara
  8. Nevoja shoqërore të plotësuara
  9. Nevoja për shenjtërim të përmbushura
  10. Nevoja sigurie të siguruara

MBRETËRIA, FUQIA DHE LAVDIA

nga Jean-Baptiste Sawadogo dhe Marcia A. Munger
Faqet e librit: 259

Dhjata e Re, marrëveshja e re që Perëndia bëri me njeriun nëpërmjet Birit të Tij, Jezus Krishtit, është tema e këtij kursi. Ky vështrim i Dhjatës së Re sjell një realizim të faktit se Perëndia i flet në mënyrë autoritare kishës dhe botës sot, ashtu siç bëri në epokën e Dhjatës së Re dhe gjatë tërë rrjedhës së historisë. Informacioni i sjellë në këtë kurs do të ndihmojë në sigurimin e një të kuptuari shumë më të plotë të të vërtetave të Dhjatës së Re dhe mënyrës së besueshme në të cilën ato na u transmetuan. Një studim i këtij kursi do t’u bëjnë të mundur atyre që e përvetësojnë që t’i mësojnë të tjerët rreth Fjalës së Perëndisë në një mënyrë shumë të ngritur.

Mësimet në këtë kurs janë:

  1. Dhjata e Re dhe bota e saj
  2. Jezusi dhe Ungjijtë
  3. Mateu dhe Marku
  4. Luka dhe Gjoni
  5. Kisha themelohet
  6. Kisha shtrihet
  7. Kisha vazhdon të rritet
  8. Kisha gjen zgjidhje
  9. Kisha në konflikt dhe pritje
  10. Ne mbështetmi në Dhjatën e Re

NDARJA E LAJMIT TË MIRË

nga Robert dhe Evelyn Bolton
Faqet e librit: 199

Për shkak se shpëtimi juaj është “tepër i mirë për ta mbajtur”, ju ndoshta e keni ndarë tashmë dëshminë tuaj me të tjerët dhe e keni kuptuar nevojën për të qenë në gjendje t’u jepni njerëzve mesazhin e shpëtimit qartë dhe thjeshtë. Ju keni nevojë t’i keni në majë të gishtave Shkrimet që do t’ju bëjnë të mundur t’u përgjigjeni atyre që bëjnë pyetje ose atyre që i kanë lejuar vështirësitë t’i ndalojnë nga pranimi i Jezusit si Shpëtimtar dhe Zot. Ky kurs do t’ju ndihmojë të përdorni atë që ju dini rreth shpëtimit dhe gëzimit të të shërbyerit Perëndisë në mënyrë që t’u tregoni të tjerëve për kënaqësinë e të qenit i krishterë.

Mësimet e përfshira në këtë kurs janë:

  1. Përse të ungjillizojmë? 
  2. Ju mund të ungjillizoni!
  3. Punoni së bashku për të ndarë Lajmin e Mirë 
  4. Të kuptojmë përvojën e konvertimit 
  5. Mbështetuni në Frymën e Shenjtë 
  6. Bazohuni në Fjalën e Perëndisë 
  7. Afrohuni të pakonvertuarve 
  8. Shpjegoni rrugën e shpëtimit 
  9. Sillni në një vendim 
  10. Dishepullizoni të konvertuarit e rinj

NJERËZ, DETYRA DHE SYNIME

nga Billie Davis
Faqet e librit: 275

Shumica e dijes sonë na vjen në dy rrugë: nga modelet dhe nga parimet. Në këtë kurs, analizohet udhëheqja nga të dy këndvështrimet dhe shqyrtohen shembujt e sjellë nga disa prej udhëheqësve të zgjedhur të Perëndisë. Studentëve u jepet mundësia që t’i shqyrtojnë këto studime biografike të mirënjohura të Biblës në një kontekst të ri duke përdorur temën e udhëheqjes. Ata udhëhiqen në një analizë të parimeve të cilat e bënë udhëheqjen e këtyre individëve të efektshme. Gjithashtu, skicohen teoritë më të përparuara të udhëheqjes e të zhvillimit njerëzor dhe shpjegohet zbatimi i këtyre teorive në harmoni me besimin dhe praktikën e krishterë.

Mësimet e përfshira në këtë kurs janë:

  1. Njerëz që udhëheqin dhe që ndjekin 
  2. Udhëheqësit i vlerësojnë njerëzit 
  3. Udhëheqësit rriten dhe ndihmojnë të tjerët të rriten 
  4. Udhëheqësit planifikojnë dhe organizojnë 
  5. Udhëheqësit komunikojnë 
  6. Udhëheqësit zgjidhin problemet dhe marrin vendime 
  7. Udhëheqësit pranojnë përgjegjësi 
  8. Udhëheqësit punojnë drejt objektivash 
  9. Udhëheqësit janë të motivuar dhe i motivojnë të tjerët 

PJEKURIA E KRISHTERË

nga Rick C. Howard
Faqet e librit: 194

Pjekuria e krishterë është qëllimi i çdo besimtari dhe synimi është që të arrijë “në masën e shtatit të plotësisë së Krishtit” (Efesianëve 4:13). Në këtë kurs, autori mëson se, megjithëse ne nuk mund të bëhemi plotësisht si Krishti, ne duhet të zgjatemi drejt këtij më të lartit prej synimeve që Bibla vë për ne, përderisa kjo do të na bëjë të mundur të arrijmë më shumë se sa të përmbushim një synim që është tepër i ulët.

Mësimet në këtë kurs janë:

  1. Dëshirat e perëndishme për rritjen
  2. Jezus Krishti: Një ilustrim i rritjes
  3. Ilustrime të tjera të rritjes
  4. Pengesa dhe ndihma në rritjen e krishterë
  5. Nxitje drejt rritjes
  6. Elemente që ndërtojnë drejt pjekurisë së krishterë
  7. Të vërteta themelore e përtej
  8. Dëshmi të karakterit të krishterë
  9. Dëshmi të shërbesës së dobishme
  10. Dëshmi të shndërrimit frymëror

PREDIKIMI DHE MËSIMDHËNIA

nga W. Ernest Pettry
Faqet e librit: 264

Ky kurs do të demonstrojë se si ta komunikojmë Fjalën e Perëndisë me efektshmëri nëpërmjet predikimit dhe mësimdhënies. Këto dy metoda të ndarjes së Fjalës së Perëndisë janë të ngjashme në shumë drejtime. Megjithatë, gjatë historisë së kishës së krishterë, secila metodë ka zhvilluar disa karakteristika të dalluara që e kanë bërë njërën të ndryshme nga tjetra. Ky kurs do të theksojë avantazhet e të dyjave dhe do të ndihmojë në përgatitjen e lexuesit për t’i përdorur ato në mënyrën më të mirë për ungjillizimin e të pashpëtuarve dhe sigurimin e zhvillimit e të pjekurisë frymërore të atyre të cilëve u bëhet shërbesë.

Mësimet e përfshira në këtë kurs janë:

  1. Ju dhe shërbesa 
  2. Përgatisni veten 
  3. Përgatisni materialin 
  4. Kuptimi i predikimit 
  5. Mesazhi i predikimit 
  6. Metoda e predikimit 
  7. Kuptimi i mësimdhënies 
  8. Zemra e mësimdhënies 
  9. Metoda e mësimdhënies 
  10. Shërbesa e ekuilibruar 

TË KUPTUARIT E BIBLËS

nga Dorothy L. Johns
Faqet e librit: 243

Studimi i kujdesshëm, metodik i Biblës është tema e këtij kursi. Pjesa e parë e kursit paraqet parimet, terminologjinë dhe mjetet e interpretimit që janë thelbësore për të gjitha metodat e efektshme të studimit të Biblës. Seria tjetër e mësimeve thekson një shqyrtim intensiv të librave të veçantë nëpërmjet metodës sintetike ose studimit të të tërë libërit. Metodave biografike, tematike dhe përkushtuese të studimit u bëhet kritika në pjesën e fundit dhe diskutohet vlera e tyre. Ndërsa një pjesë e madhe e kursit është detyrimisht një diskutim akademik i asaj se si të studiojmë Biblën, theksi madhor vihet mbi përmirësimin frymëror të studentit dhe se si një studim sistematik i Shkrimeve është mjeti më i mirë për arritjen e këtij synimi.

Mësimet e përfshira në këtë kurs janë:

  1. Hapja e Biblës 
  2. Mënyra për studimin e Biblës 
  3. Parimet bazë të interpretimit 
  4. Gjuha figurative në interpretim 
  5. Kompozimi – Njohja e pjesëve 
  6. Sinteza – Bashkimi i pjesëve 
  7. Zbatimi – Studimi me metodën e librit 
  8. Metoda biografike e studimit 
  9. Metoda tematike e studimit 
  10. Metoda e studimit e një kohe devotshmërie 

TË NDIHMUARIT E TË KRISHTERËVE PËR T’U RRITUR

nga Dwayne E. Turner
Faqet e librit: 294 

Mëkimi i krishterë është shumë i rëndësishëm për shërbesën e Kishës dhe është i nevojshëm për rritjen dhe pjekjen e besimtarëve të rinj për t’i inkurajuar ata dhe për t’u mësuar atyre parimet thelbësore të besimit. Një studim i këtij kursi, do t’i inkurajojë dhe do t’i mësojë ata që do të dëshironin të ndihmonin në zhvillimin e pjekurisë frymërore te të tjerët. Ai gjithashtu do t’i vejë ata në dijeni të nevojës së tyre vetjake për më shumë mësim. Theksi është mbi ndërvarësinë që ekziston në bashkësinë e krishterë. Të konvertuarit e rinj kanë nevojë të mësohen e të inkurajohen dhe të krishterët e pjekur kanë nevojë të mësojnë e të mëkojnë të tjerët me qëllim që të rriten vetë.

Mësimet e përfshira në këtë kurs janë:

  1. Të gjallë e në rritje 
  2. Drejt pjekurisë 
  3. Të ndihmuarit e të krishterëve për t’u rritur 
  4. Zbulimi dhe bërja 
  5. Zhvillimi dhe të mësuarit 
  6. Si mësuesi, edhe nxënësi 
  7. Të udhëheqësh përvojën e të mësuarit 
  8. Rritja në familje 
  9. Rritja në grupe të përbashkëta
  10. Rritja në kisha 

TENDA, TEMPUJ DHE PALLATE

nga Rick C. Howard
Faqet e librit: 254

Në këtë kurs bëhet një vështrim mbi Librat e Dhjatës së Vjetër. Ky shikim mbi Dhjatën e Vjetër fillon me krijimin dhe vazhdon nëpër gjykimin e përmbytjes dhe pastaj kap temën e popullit të zgjedhur të Perëndisë, farën e Abrahamit, mikut të Tij. Autori diskuton shkrimet e Dhjatës së Vjetër si një rrëfim të marrëdhënieve të Perëndisë me popullin që Ai zgjodhi ta përdorte si një mjet për ta bekuar botën. Trajtohen shumë prej emrave, termave dhe ngjarjeve që janë të vështira për t’u kuptuar, së bashku me shumicën e pyetjeve që i përkasin një të kuptuari të periudhës së Dhjatës së Vjetër.

Mësimet e përfshira në këtë kurs janë:

  1. Rrugët e Perëndisë dhe fjalët e Perëndisë
  2. Historia e racës njerëzore
  3. Historia e popullit të zgjedhur
  4. Historia e besimit dhe e adhurimit
  5. Një shtëpi për popullin e Perëndisë
  6. Një mbretëri e bashkuar
  7. Shkrime të një epoke mbretërie
  8. Një mbretëri e ndarë
  9. Gjykimi dhe robëria
  10. Kthimi dhe përtëritja

ZGJIDHJA E PROBLEMEVE TË JETËS

nga Dorothy L. Johns
Faqet e librit: 278

A jeni duke pasur probleme? A keni nevojë të dini ku të shkoni për të marrë përgjigje për këto probleme? Ky kurs ju ndihmon t’i ktheni problemet në fitore. Nuk ka një zgjidhje të prerë për disa prej problemeve që na dalin përballë. Megjithatë, Bibla na jep orientime për gjetjen e zgjidhjes për shumë prej problemeve që na vijnë dhe ajo gjithashtu na tregon se si ne mund të shmangim shumë probleme. Nuk është vullneti i Perëndisë që të krishterët të mposhten nga problemet e tyre. Teksa studioni këtë kurs dhe i zbatoni parimet e zgjidhjes së problemeve në situatat e jetës suaj, ju do të zbuloni bekimin e mrekullueshëm të lejimit të problem-zgjidhësit tuaj, Jezus Krishtit, që t’ju ndihmojë ndërsa ia dorëzoni problemet tuaja Atij!

Mësimet e përfshira në këtë kurs janë:

  1. Burimi i problemeve
  2. Gjetja e zgjidhjeve – një trajtim i krishterë
  3. Parime të krishtera të zgjidhjes së problemeve
  4. Problemet në marrëdhëniet shoqërore
  5. Problemet familjare
  6. Problemet e beqarisë
  7. Seksualiteti në planin e Perëndisë
  8. Mposhtja e depresionit
  9. Vuajtja dhe vdekja
  10. Ruajtja e shpresës