Rritesh
Mësosh
Pajisesh

MIRË SE VINI!

Nëse po kërkoni të dini më shumë mbi Jezusin, dhe jeni gati për t’u rritur në besimin tuaj të ri në Krishtin, apo jeni duke u përgatitur për të shërbyer në kishën tuaj lokale, mjetet për të cilat keni nevojë i keni në majë të gishërinjve tuaj tashmë. Bashkohuni me mijëra studentë të tjerë nga mbarë bota që janë duke përdorur materiale të Universiteti Global për të zhvilluar marrëdhënien e tyre personale me Jezusin. Bashkojuni dhe ju këtij udhëtimi eksplorues dhe zbulues të Biblës ndërkohë që studioni duke përdorur kurset dhe programet vijuese të ofruara. Jeta juaj do të ndryshojë përgjithmonë.

Shkolla e Ungjillizimit dhe Dishepullizimit

A jeni tashmë një ndjekës i Jezusit, por dëshironi të rriteni më shumë në besimin tuaj? Shkolla e Ungjillizimit dhe Dishepullizimit përfshin seritë Jeta e Krishterë dhe seritë Shërbesa e Krishterë. Këto programe mësimore do t’ju marrin në një udhëtim i cili do t’ju çojë nga të mësuarit më shumë rreth besimit tuaj të sapogjetur në Jezus Krishtin, deri te pajisja për të shërbyer në kishën tuaj lokale.

Pyetjet e Mëdha të Jetës

A mendoni ndonjëherë se çfarë është jeta? A ka ndonjë shpresë për botën? Cila është e vërteta rreth Perëndisë? Çfarë ndodh pas vdekjes? Ky kurs me gjashtë mësime do t’ju ndihmojë të gjeni përgjigje të rëndësishme të cilat do t’i japin jetës suaj kuptim dhe qëllim.