Shkolla e Ungjillizimit dhe Dishepullizimit

Shkolla e Ungjillizimit dhe Dishepullizimit (SUD) ofron programe trajnimi për të gjithë. Kurset janë koncize, praktike, biblikisht të shëndosha, dhe mësohen në traditën Pentekostale. Do të merrni një hyrje në jetën e Jezu Krishtit and një themel të fortë biblik për të ndihmuar besimtarët e rinj të ndjekin Krishtin. Madje do të kuptoni më të thellë çfarë do të thotë t’i shërbeni familjes, kishës dhe komunitetit tuaj.

Programet e dishepullizimit ndahen sipas dy degëve: Jeta e Krishterë dhe Shërbesa e Krishterë. Secila degë është e ndarë në katër kategori, të cilat grupohen bazuar në tematikën e tyre për ta ndihmuar studentin t’i zgjedhë kurset sipas nevojës ose interesit të tij/saj më të madh.

Jeta e Krishterë

Dega mbi JETËN E KRISHTERË është për besimtarët e rinj në Jezusin. Kush është Jezusi në të vërtetë? Si duhet të lutem unë? Si duhet ta studioj Biblën? Çfarë besojnë të krishterët? Të 18 kurset e kësaj serie i përgjigjen këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave. Kjo do të ndihmojë në krijimin e një themeli të besimit tuaj dhe do t’ju mësojë që të zhvilloni marrëdhënien tuaj me Perëndinë, doktrinën, karakterin dhe shërbesën tuaj.

Katër kategori

Zhvillimi i devotshmërisë
në Zotin

Zhvillimi doktrinor

Zhvillimi i karakterit

Zhvillimi i shërbimit

Shërbesa e Krishterë

Dega mbi SHËRBESËN E KRISHTERË shërben për t’i përforcuar besimtarët që dëshirojnë që të pajisen për t’i shërbyer Zotit në kishat e tyre lokale. Çdo kishë ka nevojë për punëtorë të trajnuar mirë që janë të aftë për ta ndërtuar trupin e Krishtit. Të 18 kurset e kësaj serie janë hartuar për t’ju pajisur ju në fushat e ungjillzimit, zhvillimit frymëror, mësimdhënies, predikimit, shërbesës praktike, misionit, dhe më shumë.

Katër kategori

Misione dhe ungjillizim

Zhvillim frymëror

Aftësi praktike për shërbesë

Studime biblike