Akreditimi

Akreditimi dhe Autorizimi

Shoqata Qendrore Veriore e Kolegjeve dhe Shkollave/Komisioni i Mësimit të Lartë (The North Central Association of Colleges and Schools/Higher Learning Commission) njihet nga Departamenti i Arsimit të SHBA-së. Global University është pjesë e listës së “Institucionve të Akredituara të Arsimit pas shkollës së mesme (Accredited Institutions of Postsecondary Education)”, udhëzuesi zyrtar për institucionet e arsimit të lartë të akredituara nga agjencitë që njihen nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA).

Komisioni i Mësimit të Lartë (Higher Learning Commission)
230 South LaSalle Street,
Suite 7-500 Chicago, IL 60604
Telefon: (800) 621-7440
Faqja e internetit: https://www.hlcommission.org

GU renditet gjithashtu si një institucion i akredituar edhe në faqen e internetit të Departamentit të Arsimit të Shteteve të Bashkuara: http://ope.ed.gov/accreditation/Search.aspx

Marrëveshjet e Reciprocitetit

Global University është miratuar nga Shteti i Misurit për të marrë pjesë në Këshillin Kombëtar për Marrëveshjet e Reciprocitetit të Autorizimit Shtetëror (National Council for State Authorization Reciprocity Agreements), i cili është një qasje vullnetare, rajonale për mbikëqyrjen shtetërore të arsimit pas shkollës së mesme, në distancë.
Faqja e internetit: http://www.nc-sara.org

Shteti i Misurit

Global University është certifikuar për të operuar në shtetin e Misurit (SHBA) nga Bordi Koordinues i Misurit për Arsimin e Lartë.